Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK në Elbasan! Nga ish-gjyqtari tek zyrtari i lartë i Policisë. Avokatja i Suel Çelës arrest shtëpie!

25 Nëntor 2024, 15:46 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK në Elbasan! Nga ish-gjyqtari tek

Gjatë këtij aksioni u ushtruan kontrolle në bizneset e të kërkuarit të drejtësisë, Suel Çela, ndërkohë që u ‘bastisën’ banesat e dy ish-gjyqtarëve, Zihni Shahu dhe Taulant Tafa.

Po ashtu mësohet se zyrtari i policisë i akzuar si pjesë e grupit të Suel Çelës është Dedan Gjoni.

GJKKO caktoi masë ‘arrest shtëpie’ për avokaten e Suel Çelës, Blerina Beqirin.

Mësohet se SPAK ka caktuar masën ‘detyrim paraqitje’ edhe për dy gazetarë, Artan Hoxha dhe Elton Qyno, të cilët ditën e sotme janë njohur me masat.

“Në kuadër te hetimit të një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare, me kërkesë të Prokurorisë se Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masat e sigurisë për 21 persona, ku përfshihen anëtarët e organizatës kriminale, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyre gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë.

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK në Elbasan! Nga ish-gjyqtari tek

Masat e caktuara të sigurisë janë si më poshtë: Arrest me burg –

18 persona (përfshire ish gjyqtarin dhe zyrtarin e lartë të policisë së shtetit);

Arrest në shtëpi – 1 avokat;

Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore – 2 gazetarë.

Operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, është në vijim”, bëhet me dije nga SPAK.

Po ndodh...

ide