Fotot/ Merr çmim nga Nikoll Lesi, Altin Dumani me antiplumb në festën e "Koha Jonë"?

Sot, Altin Dumani, kreu i SPAK, ishte te redaksia e gazetës KOHA JONE, ku mori çmimin ”Njeriu i Vitit 2023″.
“Njeriu i Vitit” është çmimi më i lartë që kjo media jep, ndërkohë kujtojmë se këtë çmim e kanë fituar ndër vite, Vjosa Osmani, presidente e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ish-President i Kosovës, Armando Broja, futbollisti shqiptar që luan në Premier League angleze, Dritero Agolli, etj.
Sot Altin Dumani theksoi se ky çmim është i krejt trupës së SPAK, BKH,etj.
Botuesi dhe drejtori i “KOHA JONE”, Nikoll Lesi bashkë me ish-gazetarin e KJ, Lorenc Vangjeli, i treguan zotit Dumani historinë e gazetës me të madhe me anë të fotove që janë redaksinë e kësaj media.
Çdo gazetar që ka punuar në “KOHA JONE” ka një foto në redaksi.
Ajo që bie në sy gjatë vizitës së Dumanit në redaksinë e "Koha Jonë", është se kreu i SPAK duket se ka qenë i veshur me anti-plumb, çka dallohet edhe në foton më poshtë.


Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
