Merr flakë një banesë në Berat, nga se u shkaktua

Një zjarr ka rënë në një banesë në Berat. Në banesën në pronësi të shtetasit Bastri Arapi është djegur plotësisht një nga dhomat, ndërkohë që nuk ka pasur të lënduar.
Gazetarja Eneida Petova raporton për Balkanweb se zjarrfikësit lokalizuan në kohë flakët, duke shmangur edhe përhapjen drejt banesave ngjitur.
Një banesë një katëshe në lagjen “Barrikadë”, prapa shkollës 9-vjeçare Zihni Toska në Berat është përfshirë sot nga flakët.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje shkuan grupet e shërbimit zjarrëfikës, të cilët me ndihmën e forcave të policisë bën të mundur nxjerrjen e banorëve nga banesa, pa lëndime.
4 mjetet zjarrëfikëse dhe 15 efektivët zjarrëfikës mundësuan fikjen e zjarrit brenda një kohe të shkurtër si dhe shpëtimin e banesave që ishin shumë pranë me shtëpinë që po digjej.
Si pasojë e zjarrit u dogj plotësisht një nga dhomat e banesës në pronësi të shtetasit Bastri Arapi,ndërkohë që fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur asnjë të lënduar. Sipas shërbimit zjarrfikës Berat, zjarri u shkaktua nga një bombul gazi, që rridhte.
Po ndodh...
Protesta, shenja e kohës së pamjaftueshme të Berishës për të ringjallur PD
ide
Një popull që nuk lexon, sundohet nga ai që kontrollon ekranin
Sa herë artistët e intelektualët heshtin, flet frika!
Për një Republikë të Katërt, të Re!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

