Mesazhet në "SkyECC"/ U kap si pjesë e grupit kriminal në Greqi, kush është shqiptari që "bleu” oficerin grek

29 Nëntor 2024, 18:04 / AKTUALITET ALFA PRESS

Mesazhet në "SkyECC"/ U kap si pjesë e grupit kriminal
Një oficer i Policisë greke është vendosur në pranga nga kolegët e tij pasi është identifikuar si përdorues i aplikacionit të koduar “SkyECC”.

Sipas “Kathimerini“, 42-vjeçari, i paidentifikuar me emër, akuzohet se ndihmonte trafikantët e drogës për të mos i përfshirë në dosjet e shërbimit të tij. Oficeri kërkonte para për këtë “shërbim”. Po ashtu, në pranga ka përfunduar edhe një shqiptar, emër i njohur për autoritetet greke.

Korrespondenti i Top Channel në Greqi, Artur Bibe bën me dije se në pranga ka rënë Sandër Pema. Ai ka qenë anëtar i bandës së Marian Kolajt, një i arratisur nga burgjet greke, i cili u ekzekutua nga Policia greke, gjatë një përleshjeje të armatosur në afërsi të kufirit mes Shqipërisë dhe Greqisë. Në vendin e ngjarjes ishte edhe vetë Pema. 

Në vitin 2010, Pema pati sërish një përplasje me armë me efektivët grekë dhe u vendos në pranga. Pasi doli u arrestua sërish pasi konsiderohej si një nga personat që kishte krijuar një rrjet trafiku droge në bashkëpunim me Jurgen Mollën. Pasi kreu dënimin, doli për t’u arrestuar edhe njëherë në vitin 2020. Mesa duket edhe atë kohë ka dalë dhe ka nisur që të vendosë kontaktet me oficerin grek, në mënyrë që të mos e “shihte” më qelinë e burgut.

Në dy vitet 2020-2021, autoritetet e zbatimit të ligjit në Belgjikë, Holandë dhe Francë kishin arritur të çmontonin dy aplikacione kyçe të komunikimit të koduar të përdorura nga anëtarët e krimit të organizuar në Evropë dhe në mbarë botën. Përveç SkyECC, autoritetet kanë “krisur” edhe aplikacionin EncroChat, duke shfrytëzuar përmbajtjen e komunikimeve.

Në Greqi, autoritetet e ndjekjes gjatë dy viteve të fundit kanë përdorur vetëm pjesë-pjesë të dhënat nga serverët e SkyECC dhe EncroChat.

Gjithsej, për vendin fqinjë, janë 4500 skedarë audio, 28 milionë sms dhe 250 000 foto me interes që po hetohen nga autoritetet kompetente.

ide