Meta mbetet në burg, Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO-së!

27 Shkurt 2025, 14:22 / POLITIKË ALFA PRESS

Meta mbetet në burg, Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ilir Metës. Presidenti i PL do të vazhdojë të qëndrojë në burg sipas vendimit të marrë sot nga trupa e gjyqtarëve Medi Bici, Ilir Panda dhe Albana Boksi.

Meta kërkonte rrëzimin e arrestit me burg të dhënë nga GJKKO dhe lënë në fuqi nga Apeli i Posaçëm dhe zëvendësimin me një masë më të lehtë sigurie.

Njoftimi i Gjykatës së Lartë

Ne lidhje me interesimin tuaj per ceshtjen penale me nr. 60003-00073-00-2025, Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ka vendosur: Lenien ne fuqi te vendimin nr.59 (87-2024-333) date 19.11.2024 te Gjykatës së Posaçme te Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Avokatët e Metës pretendonin në rekursin e bërë në Gjykatën e Lartë se nuk ekzistonin kushtet për ta mbajtur në burg, ndërsa theksohej arrestimi i paligjshëm sipas tyre apo dhe mungesa e provave dhe fakteve që e rëndojnë atë në pozitën që pretendon SPAK. Gjithashtu, Meta pretendonte se nuk ka rrezik për të prishur provat dhe intimiduar dëshmitarët.


Në dhomën e këshillimit, Gjykata e Larta ka vendosur se Meta duhet të vazhdojë të qëndrojë në burg. Presidenti i PL ndodhet në qeli prej datës 21 tetor 2024.

Dy rrugët e tjera të Ilir Metës për të kundërshtuar masën e arrestit me burg është kërkesa në Gjyjatën Kushtetuese e cila merr kohë dhe nëse bën kërkesë në GJKKO për zëvendësimin e masës së sigurisë.

Gjithashtu, bashkë me Metën Gjykata e Lartë ka rrëzuar edhe rekursin e Monika Kryemadhit për heqjen e masës “detyrim paraqitje”.

 

Po ndodh...

ide