Metalurgët ngrihen në protestë në Burrel, kundërshtojnë uljen e pagave dhe shkeljen e kontratës së punës
18 Shkurt 2025, 13:35 / AKTUALITET

Dhjetëra metalurgë të uzinës së Ferrokromit në Komsi të Matit zhvilluan sot një protestë ndaj kompanisë turke që e administron uzinën pasi prej disa muajsh ka përgjysmuar ditët e punës për punëtorët.
Metalurgët thonë se kompania “Yildirim Holding Group” ka shkelur kontratën dhe se i ka diskriminuar pasi përgjysmimi i rrogës është bërë vetëm për ta.
Aktualisht kompania i paguan vetëm për 11 ditë në muaj me gjysmë page, ndërsa 11 ditë të tjera metalurgët thonë se nuk punojnë. Por këto kushte të reja thonë ata janë në shkelje të kontratës.
Në rast se kompania nuk i kthehet zbatimit të kontratës, metalurgët thonë se do t’i drejtohen të gjitha institucioneve ligjzbatuese dhe se do të përshkallëzojnë protestat.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
