Meteorologia tregon nëse do të ketë reshje dëbore në Tiranë
13 Janar 2025, 17:20 / AKTUALITET

Meteorologia Lajda Porja tregon se në Tiranë nuk do të ketë dëborë.
Më pas ajo tha se sot në mbrëmje dhe nesër reshjet në juglindje do të jenë shumë të dobëta dhe se në veri dhe në verilindja pritet të mos ketë reshje.
Porja tha se temperatura minimale është regjistruar në Peshkopi, me -6 C, ndërsa maksimalja nuk ka shkuar më shumë se 8 gradë celcius.
Ndërkohë që për nesër ajo tha se temperatura minimale pritet të kapë vlerën e minus dhjetë gradë celcius.
“Sot në mbrëmje dhe nesër reshjet në juglindje do të jenë shumë të dobëta, veriu dhe verilindja pritet të mos ketë reshje. Nga mbrëmja e djeshme ka zbritur i ftohti polar nga Poli i Veriut dhe ka sjellë një ndryshim të menjëhershëm të situatës termike”, tha meteorologia në News24.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
Nga Bato Kosova
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Nga Taulanda Jupi
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Nga Roland Lami
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

