Mori 1 mijë euro ryshfet, ish-oficerja e policisë gjyqësore dënohet me 2 vite burg

Gjykata e Posaçme e shkallës së parë ka dënuar këtë martë me 4 vite shërbim prove oficeren e Policisë Gjyqësore Elbasan, Anila Dusha.
Dusha u shpall fajtore për akuzën “korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”! Fillimisht GJKKO dha dënimin 3 vite burgim, që me gjykim të shkurtuar dhe uljen e 1/3 të tij zbriti në 2 vite izolim.
Por në zbatim të nenit për pezullim të dënimit u aplikua shërbimi i provës me 4 vite, si dhe mospërfshirja në funksione publike apo administratë për 5 vitet e ardhshme.
Dusha u akuzua se mori 1 mijë euro ryshfet për një çështje tek një qytetare dhe më pas u denoncua.
Oficerja Anila Dushku u denoncua mbrëmjen e 10 shtatorit nga emisioni “Fiks Fare” për një rast korrupsioni. Anila Dushku i mori 1 mijë euro ryshfet 68-vjeçares Hava Lloga, me premtimin për “t’i mbaruar” punë, për t’i mbyllur çështjen gjyqësore.
Hava Lloga para disa vitesh ishte proceduar penalisht dhe u dënua me 2 muaj arrest shtëpie për ndërtim pa leje, për shkak se ndërtoi një banesë për vete dhe djalin në fshatin Qendër Librazhd.
68-vjeçarja shkoi dhe ia dha me zarf 1 mijë eurot oficeres së Policisë Gjyqësore, Anila Dushku dhe kjo e fundit i tha se vendimi do t’i vijë me zarf, që do t’i njoftohej mbyllja e çështjes.
Ndërkohë, në vendimin e prokurorit Xhelian Seferi shkruhej se ndërtimet janë pa leje, por ato ndërtime janë bërë para datës 31 mars 2024 dhe vepra penale “ndërtim i paligjshëm” është amnistuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Pra, qytetarja i ka paguar OPGj-së shumën prej 1 mijë eurosh, megjithëse vepra penale ishte amnistuar dhe prokuroria duhet të kishte marrë vendim shumë kohë më përpara!
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

