“Mori paratë dhe u zhduk”, ‘lumë’ denoncimesh për avokaten e Lushnjes

17 Qershor 2025, 23:05 / AKTUALITET ALFA PRESS
“Mori paratë dhe u zhduk”, ‘lumë’ denoncimesh

Disa ditë më parë emisioni “Stop” në Tv Klan tregoi sesi avokatja e Lushnjes, Klotilda Kola, kishte mashtruar disa qytetarë duke u marrë paratë pa u mbaruar asnjë punë.

Në Dhomën e Avokatëve Lushnje, kryetari, Kozma Jano, tha se Klotilda Kola është pa licencë dhe e paregjistruar në tatime prej më shumë se 8 vjetësh.

Ajo ka ushtruar profesionin në mënyrë të paligjshme dhe ka mashtruar dhe vjedhur qytetarët gjatë gjithë kësaj kohe.

Në redaksinë e “Stop” kanë mbërritur të tjera denoncime për Klotilda Kolën. Ajo ka mashtruar edhe 4 familje të një fisi për nxjerrjen e certifikatave të pronësisë në Lushnjë.

Pasi ata kanë bërë pagesat, ajo i ka mbajtur me shpresë deri në ditën kur mbylli zyrën dhe u zhduk papritur. Vera Kaloti thotë se ka paguar 2 milionë lekë e në fund të prillit, avokatja u zhduk.

Vera Kaloti, denoncuese: Kam paguar 2 milionë lekë. Më 29 prill u zhduk. Nuk u përgjigj më.

Habil Sula, ka paguar 7500 euro dhe nuk ka asnjë informacion për Klotilda Kolën.

Habil Sula, denoncues: Unë kam paguar 7500 euro dhe jam interesuar për nipin dhe vëllain.

E njëjta histori me Tajar Sulën dhe Pranvera Sulën, të cilëve u ka marrë nga 2 mijë euro dhe ka ndërprerë çdo komunikim.

Tajar Sula, denoncues, (vëlla): I çuam një dokument shtëpie për ta bërë pronë të palëvizshme. Brodha nëpër zyra dhe nuk gjeta rrugëzgjidhje. U detyrova kapa një avokat.

“Hajde, se ta bëj unë”, më tha.

Gazetari: Për kë jeni duke folur?

Tajar Sula, denoncues, (vëlla): Për avokaten Klotilda Kola.

Gazetari: Ju ishit i pari që e pajtuat avokaten, me shpresën se do t’ju zgjidhte problemin e shtëpive. Sa para i keni dhënë avokates dhe çfarë veprimesh bëri ajo?

Tajar Sula, denoncues, (vëlla): 2000 euro.

Gazetari: Dhe nuk bëri asgjë?

Tajar Sula, denoncues, (vëlla): A rriti tre vjet dhe akoma nuk kam marrë përgjigje.

Pranvera Sula, denoncuese (nuse vëllai): Ia kam çuar lekët kunatit, Habil Sulës. Është marrë Habil Sula me avokaten.

Gazetari: Sa  para keni dërguar nga Italia?

Pranvera Sula, denoncuese (nuse vëllai): Ia kam dërguar me anë të bankës kunatit, sa i ka kërkuar ajo, 2000 euro.

Gazetari: Për cilën banesë jeni duke folur, keni banesë në Lushnje?

Pranvera Sula, denoncuese (nuse vëllai): Në fshat të Lushnjës, Zhamë.

Pranvera Sula, denoncuese (nuse vëllai): U bë gati 1 vit dhe asgjë. E kemi marrë në telefon nga këtu dhe na ka thënë dy ditë para votimeve:“Mos u mërzit”, i tha burrit tim. “Çdo gjë gati, Ardian.” Ne duam, që ajo të na përgjigjet. Të na japë dokumentet që i kemi dhënë. Nëse nuk ka bërë gjë, të na japë lekët mbrapsht.

Në vitin 2019 edhe bashkëshorti i saj, Sekretari i Federatës së Taekondosë, Maksim Kola, ishte denoncuar në emisionin “Stop” për mashtrim.

Ky i fundit i kishte premtuar një vizë vizë irlandeze për djalin një qytetari, kundrejt 10 milionë lekëve./tvklan

Po ndodh...

ide