Mori ryshfet për të mos prishur një objekt, arrestohet në Kapshticë punonjësi i IMT Elbasan

31 Tetor 2024, 14:14 / AKTUALITET ALFA PRESS

Mori ryshfet për të mos prishur një objekt, arrestohet në

Policia bën të ditur se ka vënë në pranga një ish-punonjës të IMT Elbasan në Kapshticë, pasi akuzohet për veprat penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Shpërdorimi i detyrës”.  

“Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ekzekutoi urdhrin e SPAK, nxjerrë më datë 29.05.2024, për ndalimin e shtetasit A. M., 39 vjeç, banues në Elbasan, i akuzuar për veprat penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Shpërdorimi i detyrës.

39-vjeçari u ndalua nga shërbimet e Policisë në PKK Kapshticë, në hyrje të vendit. Ai dyshohet se në muajin prill 2024, ka shpërdoruar detyrën si punonjës i IMT Elbasan, duke mos marrë masa për prishjen e një objekti të ndërtuar pa leje, për shkak se kishte marrë ryshfet.

Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasin S. K., 56 vjeç, pasi u kap jashtë banese, në cenim të masës së sigurisë "Arrest në shtëpi" që i është caktuar për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128