Vranësira dhe kthjellime, parashikimi i motit për ditën e sotme

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
Moti parashikohet fillimisht me kthjellime si dhe alternime vranësirash. Pas orëve të mesditës dhe kryesisht ato të pasdites mot me vranësira mesatare dhe të dendura në të gjithë territorin.
Duke nisur prej orëve të pasdites nisin reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar fillimisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.
Më pas reshjet e shiut me intensitet mesatar shtrihen në të gjithë territorin ndërsa përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet në periudha afatshkurtra në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 12 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era do të fitojë shpejtësi deri në 22 m/s, shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik dhe Jon të forcës 5-6 ballë.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

