Moti i keq godet qarkun e Elbasanit, stuhitë dhe përmbytjet shkaktojnë dëme materiale në disa zona

Moti i keq ka përfshirë bashkitë e qarkut të Elbasanit mesditën e kësaj të shtune, që prej orës 14:00. Sipas raportimeve nga terreni,në disa zona janë shënuar stuhi lokale të shoqëruara me erëra të forta dhe breshër.
Për rreth 20-30 minuta edhe qyteti i Elbasanit u përfshi nga stuhia, duke shkaktuar bllokime të përkohshme të qarkullimit në disa segmente rrugore.
Prurjet e mëdha të ujit krijuan përmbytje të menjëhershme,pasi sistemi i kolektorëve nuk përballoi reshjet e dendura. Erërat e fuqishme kanë shkaktuar gjithashtu dëmtime të pemëve dekorative përgjatë rrugëve kryesore të qytetit, duke rritur rrezikun për kalimtarët dhe automjetet.
Autoritetet lokale dhe shërbimet emergjente po ndjekin situatën nga afër,ndërsa u bëhet thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme gjatë motit të paqëndrueshëm.
Ndërkohë moti i keq i shoqëruar me erë dhe breshër ka shkaktuar dëme në disa zona por paraprakisht nuk ka informacione zyrtare.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
