Moti i keq në Shkodër/ Rënie gurësh në rrugët malore dhe reshje dëbore, ja si paraqitet situata

Moti i keq me reshje shiu e bore ka sjellë disa problematika në qarkun e Shkodrës.
Mësohet se në akset e Lotit 1, Hani i Hotit – Tamarë, Tamarë- Vermosh dhe Bogë-Theth, gjate natës ka pasur reshje shiu me intensitet të lartë që kane shkaktuar rënie gurësh dhe dalje të shumta inertesh.
Po kështu dalje inertesh ka pasur në aksin Tamarë-Vermosh në zonën e quajtur Dobrinjë.
Është punuar me mjete e fuqi punëtore për të larguar inertet nga karrexhata.
Në aksin Bogë-Theth, në orët e vona të natës, reshjet e shiut janë kthyer në reshje bore.
Është punuar gjatë natës për pastrimin e borës dhe në mëngjes, me rënien e temperaturave është bërë kriposja e akseve rrugore.
Aktualisht moti është përmirësuar, por ka rënie temperaturash.
Mjetet dhe makineritë janë në terren në gatishmëri duke monitoruar situatën.
Po ndodh...
Rama & Berisha, tango e shëmtuar antiprotestë
ide
Nga rotacioni i elitave te zëvendësimi i elitave
Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
