Moti i keq në Shqipëri/ Policia Rrugore apel drejtuesve të mjeteve: Bëni kujdes

Policia e Shtetit apelon të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të madh në lëvizjet e tyre për shkak të motit të keq me reshje shiu dhe dëborë në zonat malore.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Policia Rrugore apelon drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore , të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.
“Apel për më shumë kujdes gjatë drejtimit të automjeteve dhe motomjeteve. Shërbimet e Policisë kanë rritur prezencën në akset rrugore urbane e rurale për shkak të motit me reshje shiudhe në disa zona malore me reshje dëbore .
Firmat kontraktore për mirëmbajtjen e rrugëve po punojnë për pastrimin e rrugëve nga bora dhe për shpërndarjen e kripës, si dhe për pastrimin nga rënia e inerteve në zonat me intensitet të lartë të reshjeve të shiut . Deri tani nuk ka asnjë aks rrugor të bllokuar.
Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore , të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore“, njofton Policia Rrugore.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


