Motori përplaset me autobusin në Sarandë, plagoset e reja

30 Qershor 2022, 19:44 / AKTUALITET ALFA PRESS

Motori përplaset me autobusin në Sarandë, plagoset e reja

Një aksident është shënuar ditën e sotme në Sarandë, ku një motor është përplasur me një autobus të drejtuar nga një 55-vjeçar. Si pasojë ka mbetur e plagosur A. D., 25 vjeçe, e cila udhëtonte në motomjet dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 18:20, në Mesopotam, Finiq, një motomjet me drejtues shtetasin M. Z., 29 vjeç, është përplasur me një mjet autobus me drejtues shtetasin V. Z., 55 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka mbetur e dëmtuar pasagjerja shtetasja A. D., 25 vjeçe, e cila udhëtonte në motomjet dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Po ndodh...