Motra e Egli Progës akuzon KLP-në: Promovuat prokuroren që tha vdiq nga një grusht

15 Janar 2026, 22:23 / AKTUALITET ALFA PRESS

Motra e Egli Progës akuzon KLP-në: Promovuat prokuroren që tha

Në një reagim të bërë publik në Facebook, Proga shprehet se prokurorja Postoli gjatë gjykimit ka deklaruar se vëllai i saj ka humbur jetën nga një grusht, ndërsa familja pretendon se autori, Denis Meçe, ka qenë një kriminel i rrezikshëm dhe person i përfshirë në gjoba ndaj tregtarëve të Pogradecit.

Jonida Proga shkruan se vendimi i KLP-së për të vlerësuar dhe avancuar prokuroren është i papranueshëm për familjen e viktimës.

“Faleminderit Prof. Mirela! Po të masakrohej vëllai yt nga kriminelët e gjobaxhinjtë, a do e dekoroje prokuroren që tha “vdiq nga një ‘grusht’”?

Faleminderit të gjithë anëtarëve të KLP që mbyllni sytë sa herë votoni, për të mos parë ç’keni para!”, shkruan Jonida Proga.

Po ndodh...

ide