Ndërtimet pa leje/ Pezullohet shefi i Komisariatit nr.1 dhe 4 efektivë të Farkës

30 Shtator 2022, 13:15 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ndërtimet pa leje/ Pezullohet shefi i Komisariatit nr.1 dhe 4 efektivë

Pezullohet nga detyra shefi i komisariatit nr.1 në Tiranë Bujar Mehmeti. Po ashtu janë pezulluar 4 zyrtarë të policisë Farkë. Janë pezulluar nga detyra shefi i postës policore Farkë Flamur Sula, agjenti i policisë Alban Rama si dhe inspektori i zonës Nazmi Karreçi.

Gazetari i “BalkanWeb”, Igli Çelmeta raportoi se vendimet kanë lidhje me ndërtimet pa leje në këtë zonë. Efektivët janë njoftuar nga drejtoria e standardeve në Policinë e shtetit se janë pezulluar, ndërkohë që vijon procesi i verifikimit.

 

Po ndodh...