Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, arrestohet 64 vjeçari në Durrës
30 Korrik 2024, 10:41 / AKTUALITET

Një 64-vjeçar është arrestuar këtë të martë në Durrës, pasi akuzohet për zjarrvënie.
Sipas informacioneve të policisë, dyshohet se 64-vjeçari ka ndezur zjarr në pronën e tij për të djegur mbeturina, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë rrezikuar banesa përreth, si dhe është djegur një sipërfaqe toke.
Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve dhe shërbimeve të Policisë, mundësoi neutralizimin e flakëve dhe shpëtimin e banesave.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Nga Patrik Sadikaj
Sekretari i Parë i PD
Nga Indrit Vokshi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

