
“Ndihem i rrezikuar”/ Flet 17-vjeçari që u plagos me thikë brenda gjimnazit në Fier: Sherri nisi…

Ka reaguar për herë të parë 17-vjeçari, i cili mbeti i plagosur mëngjesin e sotëm pas një sherri me një bashkëmoshatar në gjimnazin e fshatit Cakran. Fier.
Në një intervistë për Top Channel, Ydai Xhafaj ka treguar se sherri mes tyre ka nisur për disa foto që po shpërndaheshin në rrjetet sociale. ai tha se ndihet i rrezikuar dhe se kërkon drejtësi.
“Sherri filloi për disa foto që po shpërndaheshin në rrjetet sociale, ishin fotot e mia dhe të shokëve të mi. Ky konflikt kishte nisur që para një muaji dhe ne kishim njoftuar oficerët e shkollës. Sot në mëngjes ndodhi që ai më qëlloi. Më gjuajti katër herë në shpatull, ndërsa profesoresha erdhi dhe na ndau. Ndihem i rrezikuar dhe kërkoj vetëm drejtësi.”– tha ai.
Sherri ndodhi mëngjesin e sotëm para nisjes së procesit mësimor, ku autori qëlloi 4 herë me thikë bashkëmoshatarin në oborrin e gjimnazit.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128