Ndryshimi i ligjit/ Dumani i kërkon parlamentit që prokurorët të rikandojnë pas mbarimit të mandatit

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka propozuar që prokurorët e këtij institucioni të kenë mundësi rikandidimi pas përfundimit të mandatit.
“Mungesa e përcaktimit të qartë ligjor për statusin e prokurorëve pas përfundimit të mandatit, krijon pasiguri dhe mund të cenojë vijimësinë e hetimeve”, tha Dumani.
Dumani bëri këtë propozim gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve dhe Nismat Qytetare, duke theksuar se pa një përcaktim të qartë ligjor për statusin e prokurorëve pas përfundimit të mandatit, mund të rrezikohet vijimësia e hetimeve dhe integriteti i institucionit.
Propozimi vjen dy muaj para skadimit të mandatit të Dumanit, i cili përfundon në dhjetor 2025. Ndërkohë, procesi për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK është duke u zhvilluar, dhe aktualisht katër kandidatë kanë dorëzuar aplikimin: Klodian Braho, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Adnand Xholi.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
