Në kërkim për vjedhje dhe dhunë në familje, 2 të arrestuar në Vlorë
Dy persona të shpallur në kërkim për vjedhje dhe dhunë në familje janë arrestuar nga policia në Vlorë.
Njoftimi i policisë
Forca e Posaçme Operacionale e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Gjurmët”.
Si rezultat, u kapën dhe ndaluan shtetasit:
Sh. H., 26 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”;
R. M., 40 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar me 2 vite burgim nga e njëjta gjykatë, për veprën penale “Dhunë në familje”.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
-
-
Plagosi me thikë bashkëmoshatarin, arrestohet 17-vjeçari në Fier
14 Dhjetor, 12:14
Pse Berisha vijon t’i poshtërojë ish-të përndjekurit politikë?
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128