Në koma prej 6 ditësh! Avokati Sokol Mëngjesi do të transferohet drejt Greqisë? Ja çfarë kërkojnë familjarët...
3 Qershor 2024, 14:12 / AKTUALITET

Avokati Sokol Mëngjesi po planifikohet të drejtohet për mjekim në Greqi.
Familjarët e avokatit kanë bërë një kërkesë ku kanë shprehur se duan t’a nisin drejt vendit fqinj për një mjekim nga mjekë më të specializuar.
Gazetarja Alma Demiraj raporton se kjo kërkesë e familjarëve i është drejtuar mjekëve të Spitalit të Traumës edhe pse nuk dihet ende vendimi që do të merret.
Gjendja shëndetsore e avokatit ka qënë e rënduar prej gjashtë ditësh dhe në koma. Ditën e sotme skaneri që iu bë tregoi një stabilitet të avokatit dhe mjekët tentuan t’a zgjonin duke ulur dozën e medikamenteve që e mbanin në gjumë.
Gjithashtu shefi i shërbimit të neurokirurgjisë Prof. Fatos Olldashi i ka konfirmuar Top Channel gjendjen e avokatit.
-
Dhuna brutale, përmirësohet gjendja e avokatit Sokol Mëngjesi
3 Qershor, 13:32
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

