Në krye të sulmit ndaj selisë së PD/ Prokuroria e Kukësit kërkon sekuestrimin e pasurive të Fatjon Dautajt dhe familjarëve të tij
Prokuroria e Kukësit kërkon konfiskimin e pasurive të shtetasit Fatjon Dautaj, i arrestuar në Londër për “trafik droge” dhe “pastrim parash”.
Bëhet fjalë për një apartament, njësi tregtare dhe një sipërfaqe truall.
I njohur si një mbështetës i ish-kryeministrit Sali Berisha, Dautaj është arrestuar në Angli me 3 kg kokainë dhe pjesëmarrje në aktivitet kriminal. Dautaj ka qënë një prej drejtuesve të sulmit ndaj selisë së PD më 8 janar 2022, ku grupimi “Foltore” i drejtuar nga Sali Berisha sulmoi me dhunë godinën e Partisë Demokratike me synimin për ta marrë atë, ndërkohë grupimi zyrtar i PD të drejtuar nga Lulzim Basha e mbrojti duke blinduar dyer dritare.
Prokuroria konfirmoi nisjen e procesit hetimor dhe dorëzimin e kërkesës pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.
Gjithashtu në kërkesë përfshihen edhe të afërmit e Dautajt, me veprën penale “pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
“Dautaj ka qenë i arrestuar nga policia Metropolitane e Londrës, për veprën penale të “vrasjes mbetur në tentativë”, si dhe ka qenë në hetim nga Agjensia Kombëtare kundër Krimeve në Angli, për veprën penale “trafik droge” dhe “pastrim parash”, njofton prokuroria.
Më datë 6 Shtator 2013, në makinën e tij janë gjetur 3 kg kokainë dhe më datë 5 Mars 2014 i janë gjetur 64450 paund, që dyshohet se kanë lidhje me trafikun e drogës.
“Pas sekuestrimit të pasurisë për shtetasin në fjalë, më datë 19 Shtator 2024, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës kërkoi konfiskimin e pasurive”, sqarohet nga organi i akuzës.
Pasuritë janë si më poshtë:
- Pasuria e llojit “Njësi”, me sipërfaqe 100m2;
- Pasuria e llojit “Truall”, me sipërfaqe 64m2 dhe “ndërtesë” 64m2
- Pasuria nr. 7/285-N3, me sipërfaqe 30m2
ide
Kush e kërkon dhe kush investon te kërkesa për qeveri teknike?
Diplomacia fetare e Turqisë!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128