
Nëna e Monika Kryemadhit 4 orë pyetje në SPAK: Jam krenare për vajzën time!

11 Prill 2024, 15:40 / AKTUALITET
Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit është pyetur për katër orë në Strukturën e Posaçme, SPAK. E pyetur nga gazetarët, Kryemadhi tha se është paraqitur në SPAK për të dëshmuar mbi pasurinë e saj, një banesë.
Fatime Kryemadhi tha se pyetjet rreth tyre kanë nisur që prej se vajza e saj “nisi të merrej me djegësat.
“Sqarova. Jam krenare për vajzën që kam. S’e mohoj edhe sikur pale se si. E di, pse është kjo puna e gjitha. Qëkur filloi të merrej me djegësat ajo...U thirra për çështjen e blerjes së shtëpisë. Me shtëpinë që kam. Unë s’kam qene pa punë. Se këta e kanë nxjerrë sikur me një pension 160 mijë, paskam blerë shtëpi unë.”
Kryemadhi la po ashtu të kuptuar se mund t'i jetë sekuestruar edhe celulari në kuadër të hetimeve.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
Nga Namir Lapardhaja
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD
Nga Roland Lami

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
Nga Ermal Peçi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128