Nëna u mbyt me 3 fëmijët në Bunë, Prokuroria e Shkodrës zbardh akuzat për Erdgys Arrazin

3 Shkurt 2025, 11:02 / AKTUALITET ALFA PRESS

Nëna u mbyt me 3 fëmijët në Bunë, Prokuroria e

Ende pa u mbushur 1 vit nga tragjedia e familjes Arrazi në Shkodër, prokuroria e këtij qyteti ka përfunduar hetimet për Erdgys Arrazin, duke e akuzuar këtë të fundit për "Dhunë psikologjike në familje" dhe "Shkaktimi i vetëvrasjes".

Ngjarja e rëndë e ndodhur në ditët e para të muajit Maj 2024, tronditi opinionin publik në vend.

Pas tre ditësh kërkime intensive në lumin Buna, policia gjeti trupin e Almës 39-vjeç dhe djalit të vogël 3 vjeç, ndërsa trupat e dy vajzave të mitura 8 dhe 9 vjeç u gjetën në ditët e para të muajit maj.

Policia arrestoi pas ngjarjes bashkëshortin Erdgys Arrazi me dyshimet se ka shkaktuar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij, akuzë e kundërshtuar nga familjarët e tij.

Çifti kishte probleme prej kohësh, ndërkohë që familjarët e Almës akuzojnë dhëndrin se kishte dhe një lidhje paralele.

Alma Arrazi u zhduk bashkë me tre fëmijët e saj me datë 4 maj pas një kafeje me kunatën duke i thënë se po shkonte në Durrës.

Imazhet e fundit filmike të Alma Arrazit me tre fëmijët e mitur ishin mbi urrën e lumit “Buna” në Shkodër.

Po ndodh...