Lajme flash

Nesër ndryshon qarkullimi i mjeteve në Tiranë, dita pa makina dhe gara me tre disiplina (Zbardhet plani)

28 Maj 2022, 14:01 / AKTUALITET ALFA PRESS

Nesër ndryshon qarkullimi i mjeteve në Tiranë, dita pa makina dhe

Ditën e nesërme në Tiranë do të ketë kufizime të segmenteve rrugore, i cili do të jetë i përkohshëm dhe në intervale të shkurtra kohore për shkak se do të zhvillohet  “Tiranathlonën”, e cila përfshin tre disiplina: not, pedalim dhe vrap. Ky është një organizim i Bashkisë Tiranë në bashkëpunim me Ambasadën e Greqisë në vendin tonë. 

Gjithashtu qendra e qytetit do të jetë Ditë pa Makina për t’u shijuar nga fëmijët dhe qytetarët. Ndërkaq, qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjithë itineraret.

Sipas planit të masave, kufizimi i qarkullimit të automjeteve do të bëhet si më poshtë:

-Ndalimin e qarkullimit të automjeteve në kuadër të mbarëvajtjes dhe organizimit të aktivitetit sportiv "Tiranathlon", në parkun Helen pranë Liqenit të Farkës, ditën e Diel, datë 29.05.2022, nga ora 08:00 deri në orën 12:00, sipas segmenteve rrugore si më poshtë:
-Rruga e "Tuneleve". (duke filluar nga kryqëzimi rruga "Tuneleve" me rrugën "Daxhit" deri te kryqëzimi rruga "Tuneleve" me rrugën "Panorama e Liqenit),
-Rruga "Daxhit", (duke filluar nga kryqëzimi rruga "Daxhit" me rrugën "Shaqir Palushi", deri tek kryqëzimi rruga "Daxhit" me rrugën e "Vrapëve"),
-Rruga "Diga e Liqenit".(duke filluar nga kryqëzimi rruga "Panorama e Liqenit" me rrugën "Diga e Liqenit", deri tek kryqëzimi rruga "Daxhit" me rrugën "Diga e Liqenit"),
-Rruga "Panorama e Liqenit". (duke filluar nga kryqëzimi rruga "Tuneleve" me rrugën "Panorama e Liqenit", deri tek kryqëzimi rruga "Panorama e Liqenit" me rrugën "Diga e Liqenit").
-Rruga interurbane kryesore (TEG - lira Shkozë)
-Blv. Zhan D'Ark, Blv Gjergj Fishta, Blv Bajram Curri (segment! nga ura Shkozë - pallati me shigjeta).

2-Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të devijohet si më poshtë:
a. Linja Nr. I/A "Selitë - Kristal - Qendër - Stacioni i Trenit - Allias" dhe 1/B "Kodra e Diellit 2 - Kristal - Qendër - Stacioni i Trenit - Allias" devijon në njërin drejtim në "sheshin ëillson" tjetri në qendër.
b. Linja Nr. 2 "Teg - Sauk i Vjetër - Kopshti Zoologjik - Ish Stacioni i Trenit" devijon te sheshi "ëillson".
c. Nr. 5 /A "Ish Kombinati i Autotraktorëve - Qendër" pezullohet përkohësisht
d.Nr. 8 "Ish Stacioni i Trenit - Qendër - Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium devijon te rrethrrotullimi i "Ekonomikut".
e. Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti” - Jordan Misja" devijon në qendër.
f.Linja Nr. 10/A “Materniteti i Ri - Qendër - Ish Fusha e Aviacionit pezullohet përkohësisht.    g
g.Linja Nr. 13 "Tirana e Re" devijon te rrethrrotullimi i "Fabrikës së bukës dhe n qendër.
h.Linja Nr. 14 "Unaza" pezullohet përkohësisht.

Po ndodh...