Nga Kamza, te Rruga e Dibrës për të kryer vetëvrasjen/ Si adoleshentja priti të iknin punëtorët dhe më pas u hodh nga kati i 9-të i pallatit në ndërtim

2 Tetor 2025, 14:13 / AKTUALITET ALFA PRESS

Nga Kamza, te Rruga e Dibrës për të kryer vetëvrasjen/ Si

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me vetëvrasjen e 16-vjeçares, e cila u hodh nga pallati, ndërsa ndërroi jetë.

Ngjarja ndodhi mbrëmë në një pallat në ndërtim në ndërtim në rrugën “Gjon Buzuku” në zonën e Rrugës së Dibrës.

Vajza, e cila jetonte në Kamëz, ndërsa kishte zgjedhur që aktin e rëndë ta kryente larg banesës së saj. Raportohet se ajo është futur fshehurazi në pallat, duke pritur që të largohen punëtorët, dhe më pas ka kryer aktin e rëndë.

Dyshohet se vajza ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe se kishte pasur probleme me familjarët e saj. Ndërkohë, në çantë i janë gjetur disa ilaçe. Kanë qenë banorët e zonës, ata që kanë mësuar mbi ngjarjen, ndërsa kanë njoftuar policinë.

Vajza gjeti vdekjen e menjëhershme pas rënies nga kati i 9. Ndërkohë, prindërit ende nuk kanë dhënë një dëshmi, për shkak të tronditjes së madhe. Policia aktualisht po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Po ndodh...