Lajme flash

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë-Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

12 Janar 2025, 23:50 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë-Ersekë,

Policia ndihmoi 13 shtetas që mbetën në aksin rrugor Korçë-Esekë mbrëmjen e sotme (12 janar 2025) si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Ersekë në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Leskovik, u shkuan në ndihmë disa qytetarëve që kishin mbetur në rrugën e vjetër "Korçë-Ersekë", pasi automjetet me të cilat qarkullonin nuk mund të vijonin lëvizjen për shkak të reshjeve  të dendura të dëborës dhe se automjetet e tyre ishin të pa pajisur me zinxhirë , informoi mbrëmjen e sotme policia.

Shërbimet e Policisë shkuan në fshatin Qafëzezë me automjete të Policisë të kalueshmërisë së lartë dhe ju dhanë ndihmë 11 shtetasve që udhëtonin me dy automjete, si dhe dy shtetasve që automjeti i tyre kishte  mbetur tek 3 Urat e Leskovikut.

Qytetarët falënderuan punonjësit e Policisë për ndihmën e shpejtë në kushte të vështira si pasojë e dëborës.

 

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128