Sherri me thika/ Ngjarja e rëndë jashtë shkollës "Fan Noli", ndërron jetë 14-vjeçari!
18 Nëntor 2024, 14:49 / AKTUALITET

Ka ndërruar jetë 14-vjeçari, i cili u godit me thikë nga bashkëmoshatari i tij mesditën e sotme jashtë shkollës Fan Noli në Tiranë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 18.11.2024, rreth orës 13:10, në rrugën “Qema Stafa”, rreth 200-300 metra larg shkollës “Fan Noli” janë konfliktuar 3 shtetas të moshës 14 vjeç.
Si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë njëri prej tyre ndërsa tjetri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.
Po ndodh...
Protestat dhe çarja e sistemit Rama-Berisha
Nga Erl Kodra
ide
Klithma e bukur e protestës, kundër estabilishmentit Rama-Berisha
Nga Mirela Karabina
Një Shqipëri PA RAMËN, PA BERISHËN!
Nga Taulanda Jupi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128