Ngjarja horror në Shkodër, gjendet trupi i fëmijës së dytë

6 Maj 2024, 16:43 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ngjarja horror në Shkodër, gjendet trupi i fëmijës së
Informacione të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër, ku një nënë së bashku me 3 fëmijët është hedhur në lumin Buna, pasi dyshohet se është dhunuar vazhdimisht nga bashkëshorti.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për Balkanweb se është gjetur edhe fëmija i dytë në lumin Buna, e cila është vajzë. Ndërkaq, vijojnë kërkimet për trupin e nënës dhe djalit.

Kujtojmë se Alma Arrazi së bashku me tre fëmijët kanë shkuar pranë urës së Bunës dhe aty dyshohet se janë hedhur në lumë.

Për pasojë, dyshohet se ata janë mbytur. Pas ngjarjes, është arrestuar bashkëshorti i saj, që është nën akuzë për dhunë në familje dhe shkaktim i vetëvrasjes.

 

Po ndodh...

ide