
Nis me bllokimin e qarkullimit protesta në aksin Thumanë-Kashar, banorët shtrihen në rrugë: 1500 biznese në faliment

Banorët e Thumanës kanë dalë pasditen e sotme në protestë në lidhje me rrugën e re Thumanë-Kashar. Ata kanë bllokuar qarkullimin ndërsa në vendngjarje ka forca të shumta policie. Disa protestues janë ulur në asfalt ndërsa kanë bërë thirrje policisë të bëjnë punën e tyre teksa ata kërkojnë të drejtën e tyre për të protestuar.
Ata gjithashtu janë shprehur se nuk janë kundër zhvillimit por me rrugën e re ata po bllokohen gjë e cila po sjell falimentimin e 1500 bizneseve. Sipas tyre ata nuk kanë akses në autostradë ndërsa kanë theksuar se kanë protestuar edhe 5 herë të tjera në mënyrë paqësore.
“Rruga e re Thumanë-Kashar ka bërë që shumë biznese tonat, të shkojnë drejt falimentimit. Ne nuk kemi akses në rrugën Thumanë-Kashar. Na kanë bllokuar hyrje-daljet në rrugë”, kanë thënë protestuesit.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128