Nis me përplasje protesta e PD, bllokohen kryqëzimet kyçe në Unazën e Vogël

26 Nëntor 2024, 17:23 / AKTUALITET ALFA PRESS

Nis me përplasje protesta e PD, bllokohen kryqëzimet kyçe
Ka nisur me përplasje protesta e Partisë Demokratike pasditen e së martës në Tiranë.

Një nga protestuesit e PD ënë zonën e Zogut të  Zi i kërkoi një drejtuesi mjeti të mos përçante turmën e protestuesve duke kaluar me automjet.

Në këto momente ka ndërhyrë një efektiv policie që ka shoqëruar protestuesin e PD duke i kërkuar të mos ndalojë qarkullimin e mjeteve. Pas kësaj ka ndërhyrë deputeti i PD, Oerd Bylykbashi që është përplasur me përfaqësuesit e policisë.

PD ka kërkuar 3 orë leje për të organizuar tubimet, duke nisur nga ora 17:00.

Ndërkohë policia, ka marrë masat për këto protesta, por u ka kujtuar organizatorëve se bllokimi i rrugëve është vepër penale.

Protesta do të zhvillohen në rreth-rrotullimin e Zogut të Zi, urës afër xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “Wilson”, pallati me shigjeta dhe rruga së Kavajës.

Po ndodh...

ide