
Një vit pa “TikTok”, ekspert i IT-së: Vendimi duket që është marrë me dakordësinë e platformës. Do ketë efekt ekonomik

Qeveria mori këtë të enjte vendimin për mbylljen për një periudhë 12-mujore të platformës “TikTok” në Shqipëri.
Sipas Kryeministrit, ky vendim është marrë pas një konsultimi të gjerë me 65 mijë prindër dhe mësues, si dhe pas ngritjes së kapaciteteve teknike të nevojshme.
Lidhur me këtë vendim eksperti i IT-së eksperti i IT-së i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” u shpreh se mbyllje të tilla janë të vështira nëse do kishte rezistencë të platformës.
“Pra një vendim i tillë është dukshëm që është marrë me një lloj dakordësie mes qeverisë shqiptare dhe platformës.
Dhe kur ka dakordësi mekanizmat janë më të thjeshta, mendoj se do të ketë një ndërprerje dhe heqej të aplikacionit në “AppStory” dhe në celularët që do tregtohen kjo platformë nuk do të ekzistojë më.
Pra kjo ndodh kur ka një dakordësi mes palëve. Kjo është hera e parë që merret një vendim i tillë. Nuk bëhet fjalë për diçka të thjeshtë, por është një hap që mund të kthehet në precedent për vende të tjera, apo për mbylljen e platformave të tjera.
Sigurisht që do të ketë efekt ekonomik dhe natyrisht që nuk do të jetë i vogël. Pasi po flasim për mbylljen e një mjeti komunikimi, pavarësisht debateve për përmbajtjen e saj”, u shpreh ndër të tjera eksperti i IT-së, Erion Demiri.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128