
"Njihen për trafikun e narkotikëve, grup i fuqishëm!"/ Lala: Xhevdet Troplini nuk ka akuzë, është i lirë, vetëm nipërit...

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për operacionin mes SPAK dhe antimafias italiane, që goditi një grup të narkotrafikut me bazë në Durrës.
Lala tha se grupi i Troplinëve njihet historikisht për trafikun e narkotikëve dhe është grup i fuqishëm, por shtoi se personi që nga italianët prezumohet si kreu i grupit, Xhevdet Troplini nuk ka akuzë dhe është sot në shtëpinë e tij pa masë sigurie.
"Grupi i Troplinëve është njohur historikisht për trafikun e heroinës në fillim dhe më pas të kokainës. Xhevdet Troplini u arrestua, bëri burg dhe u lirua. Në 2005 iu gjetën një milionë euro para kesh.
Troplini sot është në shtëpinë e vetë, krejt i lirë. Ka vetëm ndaj nipave dhe rrethit të tij shoqëror dhe familjar. Vetë personalisht ai nuk ka akuzë zyrtare edhe pse është marrë në pyetje për disa nga ngjarjet më të rënda kriminale në Durrës.
Dëshmia e Nuredin Dumanit, ka shërbyër për çeljen e një hetimi penal në 2020. Ishte ky themeli i historisë dhe pikënisja për këtë çështje penale. Të penduarit kishin informacion dhe italianët kanë marrë dëshminë e Nuredin Dumanit. Dumani është pyetur nga prokurori i anti mafias. Është zbërthyer edhe pastrimi i parave.
Kemi 6 shoqëri tregtare të sekuestruara dhe një televizion kabllor në Vlorë. Ka urdhër ndalimi ndaj pronarit Nexhmedin Danaj, bënte pastrim parash, transferta e fundit u kap. Merrnin paratë i sillnin në Tiranë përmes një kompanie transporti", tha ndër të tjera Lala.

"E keqja Rama apo e keqja Berisha"/ Ku gabon Bushati dhe Kajsiu
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128