Njoftimi/ Bllokimi i skuterave elektrik, qytetarët thirren në protestë
Me qindra monopate elektrik janë sekuestruar gjatë dy ditëve të fundit nga Policia Rrugore pas një urdhri në Facebook, të publikuar nga ministrja e Brendshme, Albana Koçiu.
Të indinjuar nga ky urdhër skandaloz, qytetarët e Tiranës kanë njoftuar se ditën e nesërme, e mërkurë, ora 10:00, do të protestojnë para Policisë Rrugore.
‘Rrëmbimi i monopatinave përmes një urdhri vetëm në Facebook, të mërkurën ora 10:00 protestë para Policisë Rrugore! Sekuestrimi i këtyre monopatinave është bërë në shkelje të hapur të ligjit, duke ekspozuar qytetarët përballë kostove financiare të padrejta dhe mbi të gjitha jemi në kushtet e cenimit të pronës private’, thuhet në njoftim.
Rrëmbimi i monopatinave përmes një urdhri vetëm në Facebook, të mërkurën ora 10:00 protestë para Policisë Rrugore!
Me qindra monopatina u janë sekuestruar qytetarëve të Tiranës mbi bazën e një urdhri në rrjetet sociale për të cilin nuk ka asnjë shkresë zyrtare nga Ministria e Brendshme.
Sekuestrimi i këtyre monopatinave është bërë në shkelje të hapur të ligjit, duke ekspozuar qytetarët përballë kostove financiare të padrejta dhe mbi të gjitha jemi në kushtet e cenimit të pronës private.
Të gjithë pronarët e motomjeteve, të gjendur para kësaj situate, nuk dinë më çfarë të bëjnë. Nëse mjeti yt është konfiskuar dhe po mbahet në mënyrë të paligjshme, të ftojmë të mblidhemi ditën e mërkurë, ora 10:00, para Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë për të kërkuar llogari mbi këtë aksion të paligjshëm.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
