Nuk pranoi ndarjen dhe i theu hundën partneres, arrestohet shqiptari në Itali
26 November 2024, 17:00 / AKTUALITET

Një 35-vjeçar me origjinë shqiptare ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj partneres së tij.
Mediat në Itali bëjnë me dije se 35-vjeçari abuzonte vazhdimisht me partneren, e për këtë arsye ajo i kishte kërkuar ndarjen.
Por shqiptari nuk ka pranuar diçka të tillë, e për pasojë debati mes tyre ka agravuar deri në dhunë fizike ndaj partneres 40-vjeçari.
Ishte fqinji i çiftit ai që referoi rastin në polici, pasi dëgjoi britmat e 40-vjeçares nga dhuna.
“35-vjeçari në pamundësi për të pranuar vendimin e partneres, e ka sulmuar me shqelma dhe grushte, duke e goditur me dhunë në fytyrë, sa i ka thyer hundën”, thuhet në njoftimin e policisë italiane.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
Nga Ermal Peçi
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nga Rigels Seliman
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Nga Gjergj Erebara
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Nga Përparim Gjeka
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128