
"Nuredini do femra dhe palestër, ne rrimë në burg", Petrit Qoli akuza ndaj Dumanit: Do vdes nga veremi, jam dobësuar 40 kg

Petrit Qoli nën akuzë për veprën penale të “vrasjes me paramëndim” dhe i përfshirë në dosjën “Plumbi i Artë”, ka hedhur akuza të forta ndaj bashkëpunëtorit Nuredin Dumani.
Ky i fundit nuk u paraqit në seancë për arsye shëndeteësore.
Ai ka treguar se ndihet i lumtur për SPAK dhe GJKKO, por nga ana tjetër thotë se po detyrohet të bëhet vrasës si Nuredin Dumani.
Petrit Qoli: Si çdo shqiptar dhe ato të diasporës jam i lumtur për SPAK dhe GJKKO. Dumani si vrasës me pagesë shijon jetën jashtë sallës dhe ne baltosemi. Ai do Coca Cola, palestër dhe femra. Jam dobësuar 40 kg, jemi ne burg kot.
Jam 25 vite besimtar, prokuroria, dhe gjykata mund të ma heqin baltën. Kam frikë se do vdes nga veremi jo nga burgu. Ai është mongol leshator, do bëhemi si Nuredini do vrasim 5-6 vetë dhe 5 mln euro të groposura dalim dhe marrim statusin.
Gjykata pezulloi afatin e paraburgimit për të gjithë të akuzuarit deri në seancën e radhës, në datë 4 mars.

ide

A mund të përmirësohet SPAK nga klasa jonë politike?

Inteligjenca Artificiale - Një Univers Dystopik

Zoti i korrupsionit nuk mund të përlyejë Zonjën e drejtësisë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128