Operacion antidrogë në Itali, 11 të arrestuar, fusnin sasi të mëdha droge nga Shqipëria
26 Mars 2024, 09:09 / AKTUALITET

11 persona janë vënë në pranga nga policia në Itali, pasi dyshohen për trafikun e lëndëve narkotike.
Operacioni është ndërmarrë nga punonjësit e policisë së Kalabrisë, ku në aksion janë përdorur dhe disa helikopterë dhe qenë antidrogë.
Të dyshuarit akuzohen për transportin, posedimin dhe shitjen e sasive të mëdha të lëndëve narkotike si kokainë, heroinë, marihuanë dhe hashash.
Veprimtaria hetimore është vijimi i operacionit “Maestrale-Carthago” i zhvilluar kundër bandave “Ndrangheta” në zonën e Vibos.
Sipas mediave italiane, droga që trafikohej nga ky grup kriminal, futej në Itali kryesisht nga Shqipëria.
Policia nuk ka zbardhur ende identitetin e personave që janë arrestuar.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Nga Gjergji Nika
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



