“Ore qen, ma mbylle derën”/ Vrasja e Pjetër Kodhelit nga i biri, nëna rrëfen përballjen me 25-vjeçarin pas krimit: Më pa në bisht të syrit
7 November 2025, 12:54 / AKTUALITET

“Ore qen ma mbylle derën”, kështu iu është drejtuar e ëma 25-vjeçarit, Marjan Kodheli i cili masakroi me thikë babain e tij mesditën e 28 Tetorit në fshatin Shkallnur të Durrësit.
Nëna e të riut, tregoi në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, se u përball me të birin në komisariat.
Ajo theksoi se Marjani nuk foli fare, por vetëm e pa me bisht të syrit, ndërsa shtoi se nuk ka mundësi financiare për t’i gjetur avokat dhe psikolog.
“Kur isha në polici i thashë “ore qen ma mbylle derën”, nuk foli fare vetëm më pa në bisht të syrit.
T’i gjeja avokat dhe psikolog do ishte ndihmë e madhe për mua, por skam mundësi”, u shpreh ajo.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
Nga Ermal Peçi
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nga Rigels Seliman
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Nga Gjergj Erebara
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Nga Përparim Gjeka
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
