Pamje të frikshme nga zjarri që ka përpirë landfillin e Elbasanit, zjarrfikësit të pamundur për shuarjen e kësaj vatre të madhe

1 Korrik 2025, 23:03 / AKTUALITET ALFA PRESS

Pamje të frikshme nga zjarri që ka përpirë landfillin e

Zjarri në landfillin e Elbasanit nuk është shuar, pavarësisht përpjekjeve për fikjen e tij. 

Siç shikohet edhe nga pamjet, situata është përkeqësuar, zjarrfikësit më shumë po mundohen që zjarri të mos përhapet në vatra të tjera, pasi do të rrezikonte shumë.

Prej disa orësh gjatë ditës së sotme zjarrfikësit po përballen me një situatë të rënduar nga zjarret në Elbasan. Në pak orë disa vatra zjarri përfshinë ullishten në pjesën veriperëndimore, pyllin me pisha në verilindje, një vatër pranë fshatit Samurr dhe së fundmi po përballen me një situatë të rëndë zjarri në landfill.

Të gjithë ekipet e zjarrfikëseve të Elbasanit së bashku me mjetet, zjarrfikëset nga i gjithë qarku, emergjencat civile dhe vullnetarë po luftojnë me flakët. Në pak minuta u vu nën kontroll zjarri në verilindje pranë fshatit Mengël, ndërsa helikopterët e ushtrisë vazhdojnë të punojnë për vënien nën kontroll të zjarrit në ullishten pranë fshatit Balëz.

Po ndodh...

ide