Aksident i trefishtë në autostradën Levan- Tepelenë, raportohet për një të lënduar

9 Nëntor 2025, 10:05 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident i trefishtë në autostradën Levan- Tepelenë,

Një aksident rrugor ka ndodhur disa minuta më parë në autostradën Levan- Tepelenë, në vendin e quajtur “ Kthesa e Varibopit”.

Tre automjete janë përplasur me njëra – tjetrën dhe për pasojë ka mbetur e lënduar një pasagjere.

Sipas burimeve policore nga vendngjarja, përplasja e mjeteve ka ndodhur për shkak të lagështirës në rrugë dhe mosrespektimit të distancës të një prej automjeteve të përfshira në aksident.

Shërbimet e policisë kanë shkuar drejt vendngjarjes për zbardhjen e plotë të aksidentit.

 

Po ndodh...

ide