Paralajmërimi i gazetares: Shumë shpejt arrestime të bujshme në radhët e PS dhe opozitës

7 Qershor 2023, 08:27 / AKTUALITET ALFA PRESS

Paralajmërimi i gazetares: Shumë shpejt arrestime të bujshme

Pas arrestimit të Vangjush Dakos, gazetarja Anduena Llabani paralajmëron arrestime të eksponentëve të fuqishëm të Partisë Socialiste, por edhe të PD-së.

Në Top Story, gazetarja tha se arrestimet priten për dosjet të cilat janë prej vitesh në hetim, por pa përmendur emra.

“Dako prej tetë muajsh në hetim, vetëm para dy muajsh ishte thirrja e fundit, apo negocioni para arrestimit. Dako është përfaqësuar vet në dyer në policisë duke u dorëzuar policisë. Fakti që Dako ka zgjedhur këto, është përpjekur ta pranojë dhe të jetë përballë drejtësisë duke u dorëzuar. Fakti që kanë vendosur perde. Nuk është i vetmi që përfundon në qeli, priten edhe të tjerë shumë shpejt për dosje në SPAK që kanë vite me radhë.

Eksponentë të rëndësishëm për Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. A është treguar këtu SPAK të mos krijojë pakënaqësi për palët politike? Nuk mendoj që Rama duhet t’i thojë Kim që ne e dorëzuam Vangjush Dakon sepse Kim është e informuar për gjithçka që ndodh SPAK. Gjërat janë të qarta mes Ambasadores dhe ekipit të zgjedhur.”-tha gazetarja Anduena Llabani në Top Story.Top channel