Parashikimi i motit për datën 23 qershor 2022

23 Qershor 2022, 07:08 / AKTUALITET ALFA PRESS

Parashikimi i motit për datën 23 qershor 2022

Ashtu si sot edhe për ditën e nesërme vendi yne do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të qendrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët dhe i nxehtë si dhe alternime vranësirash kalimtare më tepër vranësira të larta dhe transparente. Në zonën e Alpeve dhe verilindje nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë vranësirat hera-herës deri të dendura.

Këto vranësira në këto zona do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra në formën e shtrëngatave por edhe rrebeshe dhe stuhi shoqëruar me breshër dhe rrufe.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-4m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me rrahje deri në 5-7m/s duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 18 deri 35°C
në zona e ulëta 18 deri 37°C
në zona bregdetare 21 deri 34°C.

Po ndodh...