Parashikimi i motit për ditën e sotme, 9 korrik 2024

9 Korrik 2024, 08:35 / AKTUALITET ALFA PRESS

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 9 korrik 2024

Sipas MeteoAlb, pritet një tërheqje e lehtë e valës Afrikane duke sjellë fresksim të motit në të gjithë territorin shqiptar.

Sa i përket motit; orët e paradites do të jenë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta, por pasditja sjellë zhvillim të vranësirave konvektive duke gjeneruar rrebeshe shiu si edhe stuhi afat-shkurtra breshëri në zonat Juglindore.

Orët e vona të natës do të sjellin përmirësim të situatës së motit në të territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por mesdita sjelle rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 15°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 39°C vlera më e lartë për-gjatë Ultësirës Perëndimore.

Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas herë e fortë me shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.