Kthjellime gjatë gjithë ditës, ja kur kthehen vranësirat
19 Janar 2025, 08:30 / AKTUALITET
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pothuajse gjatë gjithë ditës, ndërsa vranësirat do të vijnë në shtim gjatë orëve të mbrëmjes.
Mjegull e dendur lokale / mjegullinë gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit kryesisht në zonat luginore.
Era parashikohet të jetë me drejtim nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare 2-7 m/sek, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare era hera-herës do të fitojë shpejtësi 7-12 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
