
Parashikimi i motit për sot, temperatura nën zero dhe masa ajrore të ftohta

Do të vijojnë masat ajrore të ftohta më origjinë kontinentale duke sjellë mot të kthjellët, por të ftohtë në të gjithë territorin e vendit tonë.
Më të theksuara kthjellimet do të jenë në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa më kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqitet moti në zonat malore verilindore- juglindore; megjithatë nuk priten reshje.
Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin dobësim të ndjeshëm të vranësirave edhe në zonat malore duke ri-kthyer motin e kthjellët.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE të lehtë në orët e mëngjesit por rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera më e ulët deri në 16°C vlera më e lartë në rang territori.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 2 – 3 ballë.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128