“Parashqevia ishte amaneti i nënës”! Vëllai i këngëtares flet pas telefonatës së parë me të

Amaneti i mamasë së Parashqevi Simakut u përmbush: vajza u gjet. Vëllai i këngëtares ikonike, Arben Simaku tregon se të shihte buzëqeshjen e Parashqevisë ishte lajmi i jetës që i lehtësoi zemrën.
Pjesë nga intervista:
Ben Simaku: Kjo është lumturia më e madhe e jetës sime. Edhe sikur të vdes nuk i kam më pishman gjë kësaj jete; se të paktën u realizua ajo dëshira e nënës sime.
Kristi Gongo: Ju keni shumë vite që e kërkoni?
Kristi Gongo: Po mamaja juaj kur ndërroi jetë?
Ben Simaku: Në janar mbush dy vite. Si çdo nënë; si ajo që po kërkon fëmijën e vetë atje, ashtu edhe nëna ime. Si nënë, si prind… gjithmonë për fëmijën!
Kristi Gongo: Ju e njohët në momentin e parë kur doli video?
Ben Simaku: Po si nuk e njihja motrën time, kush është ai që nuk do e njihte. Unë kam jetuar vetë dy vite me të kur sa lindi fëmijën. Në një shtëpi bashkë me të, bashkë me të shoqin.
Kristi Gongo: Kanë pasur probleme në atë kohë?
Ben Simaku: Jo atëherë fare, asnjë lloj problemi. Shumë të qeshur të lumtur…
Kristi Gongo: Dhe që nga ajo kohë i shkëputët marrëdhëniet?
Ben Simaku: Jo erdhi kur vdiq babai…
Vite pa e parë e kohë e gjatë që lidhjet mes tyre ishin shkëputur. Video e artistes Parashqevi duke marr ndihma sociale ishte një tronditje për familjen Simaku në Shqipëri; por tashmë që ka një strehë për të, ka dhe një mirënjohje e padurim për ta takuar. Ndërsa telefonata e parë me të, Beni rrëfen se ishte e shkurtër por që ti dëgjonte zërin ishte si të lindte sërish…
Kristi Gongo: Jeni përpjekur të flisni me Eltonin në këtë rast?
Ben Simaku: Atë dua ta falenderoj jashtë mase nga zemra atë person.
Kristi Gongo: Të mbante mend Beni?
Ben Simaku: Po fola me kamera. Më duket sikur linda përsëri me telefonatën…Dukej e lodhur, duhet lënë koha e saj. Ne duam vetëm nga ana morale, psikologjike, por nga ana financiare nuk është asnjë problemi. Si i thonë ‘leku shkon e vjen por njeriu mbi të gjitha’, po të jetë njeriu e bën prapë lekun.
Kristi Gongo: Ju e prisni të rikthehet?
Ben Simaku: Kush është ai që nuk e pret? Ka shtëpinë e vet në Durrës, ka pjesën e vet, gjakun e vetë. Unë madje kam pasur edhe firmën si më i madhi për të firmosur në mungesë të saj./Top Channel
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

