Pas marrjes në kontroll të godinës dhe nxjerrjes së gazetarëve jashtë, News24 rrethohet nga Policia Ushtarake

9 Gusht 2025, 17:04 / AKTUALITET ALFA PRESS

Pas marrjes në kontroll të godinës dhe nxjerrjes së

Pas agresionit prej orëve të para të mëngjesit të sotëm ndaj ambienteve dhe nxjerrjes jashtë të gazetarëve e punonjësve, Policia e Shtetit është tërhequr nga godina e News24.

Në vend të tyre, perimetrin e ndërtesës tani e kontrollon Policia Ushtarake.

Ndërhyrja e Policisë së Shtetit brenda News24 solli për rrjedhojë ndërprerjen e sinjalit të transmetimit dhe nxjerrjen me forcë të gazetarëve nga ambientet e punës.

Sulmi ndaj News24 ka shkaktuar reagime të forta nga radhët e politikës, shoqëria civile dhe organizatat ndërkombëtare që mbrojnë lirinë e medias dhe të gazetarëve.

Të shumta janë deklaratat që e cilësojnë këtë veprim si një akt të rëndë dhe të papranueshëm në një shoqëri demokratike. Presioni ndaj një mediaje të pavarur është një sinjal alarmi për lirinë e fjalës dhe të drejtën e qytetarëve për t’u informuar.

Po ndodh...

ide