Pas Kardhiqit, shpërthen zjarri edhe në Livadhja

9 Korrik 2024, 15:19 / AKTUALITET ALFA PRESS

Pas Kardhiqit, shpërthen zjarri edhe në Livadhja

Një tjetër vatër zjarri ka shpërthyer në Livadhja, bashkia Finiq, ndërsa vëmendja dhe angazhimi i zjarrfikësve ishte në Kardhiq, ku prej pasdites së djeshme shpërthyen flakët.

Vatra në Livadhja është shumë afër depos së ujit, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse të Finiqit dhe të Sarandës.

Ndërhyrja në kohë bëri të mundur shuarjen e zjarrit.