Pasaportizimi fiktiv u siguron pagesën e rrugës, mashtrimi i çiftit të mësuesve në Roskovec

7 Nëntor 2024, 22:07 / AKTUALITET ALFA PRESS

Pasaportizimi fiktiv u siguron pagesën e rrugës, mashtrimi i

Në redaksinë e emisionit “Stop” ka mbërritur një denoncim për bashkëshortët Gëzim e Sokolesha Pepa, të cilët punojnë mësues dhe edukatore në shkollën 9-vjeçare të Velmishtit në Roskovec dhe nga ana tjetër marrin pagesë për distancën e largët mes shkollës dhe banesës.

Sipas denoncimit kjo është abuzive pasi ata jetojnë në fshatin Velmisht, shumë afër shkollës. “Stop” konfirmon në Zyrën Vendore Arsimore Roskovec që të dy bashkëshortët paguhen për distancën e punës me vendbanimin.

Qytetarja: Të lutem, të të pyes pak për tezen, burrin e tezes, është njëri mësues tjetra edukatore Sokolesha Pepa dhe Gëzim Pepa. Nuk kanë marë lekët e rrugës të muajit qershor.

ZA Roskovec: Ka kaluar. Edukatoreve nuk u ka kaluar ende. Edukatoreve do iu kalojnë 2-3 muaj bashkë.

Qytetarja: E kuptoj! Gëzimit ia kanë kaluar, hë?

ZA Roskovec: Po! Ka kaluar që në korrik.

Pasi u konfirmua pagesa nga ZVA Roskovec, banorët në fshatin Velmisht konfirmuan banesën private të bashkëshortëve po në fshat, shumë pranë shkollës.

Qytetarja:  Gëzim Pepa dhe Sokoleshe Pepa, ku e kanë shtëpinë të lutem? Që janë mësues e edukatore.

Banori: Në fund të kthesës është shtëpia. Është shtëpia e vetme domethënë.

Qytetarja:  Po se unë i kërkova në qytet, po ata rrijnë këtu.

Edhe në shtëpinë e bashkëshortëve Pepa, nëna e Gëzimit tha se jetonte aty me djalin dhe me nusen. Me një pasaportizim fiktiv, ata i marrin shtetit para që nuk i takojnë.

 

Po ndodh...

ide